Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku do të pyetet për temat më të nxehta të aktualitetit. Kur u pyet për koalicion me LSI-në, Rama hodhi poshtë zërat për një koalicion të tillë.
Pyetja e Eni Vasilit ishte e drejtëpërdrejtë, nëse a mund të ketë një koalicion me LSI në zgjedhjet e ardhshme, por po ashtu ishte edhe përgjigja e kryeministrit.
Përgjigja e prerë ishte “jo”, ndërsa ngacmimi për një parti të re politike në Shqipëri, Rama tha se “Kështu mendoj. Ky është thjeshtë një parashikim. Herë dalin herë nuk dalin. Nuk shpjegohen!”.
/shqip
