Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Lajmi konfirmohet nga gazetari i “Panorama TV”, Ervin Leka, i cili raporton se ka qenë prokuroria Manjola Kajana që e ka marrë në pyetje në lidhje me disa emërime në Bashki.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë, mes tyre edhe kryetari bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollan, duke e akuzuar për blerjen e votave në këtë qytet.
Më herët në SPAK janë paraqitur edhe disa kryebashkiakë të tjerë, si Artur Bushi i Krujës, Armando Subashi i bashkisë së Fierit, por edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
