Një tjetër ndërtesë është dëmtuar rëndë në sulmin e kryer nga njësitë ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës thuhet se në sulmet e ndërmarra sot nga rusët, një predhë topi ka goditur një ndërtesë 10-katëshe që ndodhet në lagjen ‘Podolskiy’ në Kiev.

Si pasojë e sulmit në katet 1-5 ka shpërthyer flakë ndërkohë që ekipet e zjarrfikëses kanë shpëtuar një person nga ndërtesa e dëmtuar rëndë.

Në anën tjetër Administrata Shtetërore e Kievit në një njoftim nga llogaritë e medias sociale ka theksuar se “Në kryeqytet kanë rënë sirenat. Duam që të gjithë të shkojnë urgjentisht nëpër strehimore”.

Është njoftuar se në orët e para të mëngjesit në pika të ndryshme të Kievit janë dëgjuar 3 shpërthime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re