Ndërkohë që në Berat, Tomori vazhdon me përgatitjet për këtë periudhë dimërore dhe në ditën e dytë të këtyre përgatitjeve janë parë edhe fytyra të reja. Pikërisht gjatë seancës së djeshme stërvitore është evidentuar edhe një futbollist nigerian. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse, 25 vjeçarin Dikson Eçe Idakuo. Nigeriani edhe në verë ka provuar të hyj në tregun shqiptar të futbollit pasi ka kaluar një periudhë prove te Kukësi. Por duket se ish-trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç nuk e ka pëlqyer mesfushorin. Ai vjen nga kampionati nigerian i futbollit dhe skuadra e fundit ku ai ka luajtur është Lobi Star.

Ky mesfushor është sjell në Berat nga Çarls Ofejeh ish futbollist i shumë skuadrave në futbollin shqiptar mes tyre edhe Tomorit. Tashmë Ofejeh në rolin e menaxherit dhe me pashaportë shqiptare është kthyer në një urë lidhëse e të rinjve nigerian, të cilët karrierën për në Evropë kërkojnë ta nisin nga Shqipëria.

Ende nuk dihet nëse Dikson ka ardhur për provë në Berat apo ka nënshkruar të jetë pjesë e Tomorit në pjesën e dytë të sezonit. Nëse ai do të vishte fanellën e Tomorit do të bëhesh futbollisti i dytë edhe ky nigerian, sulmuesi Çinoso Onuh edhe ky në Shqipëri ëhstë nën menaxhimin e Çarls./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re