Banorët e një pallati 7-katësh në zonën e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë kanë braktisur pallatin, i cili ka pësuar dëmtime serioze nga tërmeti dhe rrezikon të shembet nga lëkundje të reja. Fotot më poshtë janë të këtij pallati.

Banorët e pallatit, të cilët kontaktuan me Exit News, treguan se ata kishin mundësuar inspektimin e nga katër ekspertë, dy të kontraktuar nga qeveria dhe dy  ga Baskia Tiranë, të cilët kanë arritur në përfundimin  se pallati mund të mos u rezistojë dot goditjeve të tjera.

Si rezultat, banorët kanë filluar të largohet nga apartamentet në këtë ndërtesë për t’u strehuar tek të afërm.

Ky është pallati i dytë në Tiranë i bërë i pabanueshëm nga tërmeti. Dje, u njoftua se banorët braktisën një pallat pranë tregut çam në rrugën e Kavajës.

Exit.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re