Viti i ri arsimor do ta gjejë gjimnazin “Partizani”, me një pamje tërësisht të re. Kjo godinë është shkolla e radhës, ku bashkia ka ndërhyrë për ta sjellë në standardet e kërkuara.

 

 “Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si ka ecur ritmi i punimeve në shkollën që me gjasë do jetë shkolla më e bukur në Tiranë, gjimnazi “Partizani”. Në çdo shkollë po përmirësojmë diçka, e bëjmë më të mirë, ecim pak më shpejt se një shkollë e mëparshme, dhe besoj se për zonën e Selvisë, jo vetëm për ata që kanë qenë ish-nxënës të “Partizanit”, por për të gjithë komunitetin, “Partizani” i ri do jetë vërtet një stoli,” u shpreh ai.

 

Gjatë inspektimit të punimeve, Veliaj shpjegoi edhe konceptin e ri, me të cilin janë projektuar shkollat.

 

“Kemi një koncept të ri, të cilin e kemi zbatuar edhe në disa shkolla të tjera, ku praktikisht, shkolla të jetë si një “përqafim i madh” dhe oborri i brendshëm të dublohet për nisjen sa më mbarë të javës mësimore, tashmë edhe me këndimin i himnit. Kjo do të thotë që, e njëjta hapësirë që shërben për palestrën, është edhe dysheme për bibliotekën sipër për të maksimizuar sa më shumë hapësirën. Kemi bërë besoj zgjedhjen ideale, që të kemi edhe palestrën, edhe terrenet sportive,” tha kryebashkiaku.

 

Në përfundim, Veliaj premtoi se në këtë gjimnaz, nuk do të ketë më turn të dytë për nxënësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re