Duke filluar nga nesër, 1 nëntor, Norvegjia do të vendosë ushtrinë në gatishmëri të lartë për shkak të luftës në Ukrainë, tha sot kryeministri norvegjez.

Vendi është tani eksportuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke siguruar rreth një të katërtën e importeve evropiane pas reduktimit të flukseve të gazit rus.

“Kjo është situata më serioze e sigurisë në dekada,” tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.

“Nuk ka indikacione se Rusia po e zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por për shkak të tensioneve të shtuara, ne jemi më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha ai.

Norvegjia ka vendosur ushtrinë për të ruajtur platformat dhe objektet e saj në det të hapur në tokë pas sulmit në Nord Stream më 26 shtator dhe ka marrë mbështetje nga marina britanike, franceze dhe gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re