Turqia ka hequr të gjitha kufizimet për hyrjen në vend nisur nga data e sotme. Dy ditë më parë në këtë shtet ishte e detyrueshme edhe mbajtja e maskës, ndërsa nisur nga dita e sotme të gjithë mund të hyjnë lirisht në shtetin turk.

Testet e shpejta dhe ato PCR nuk janë më të nevojshme për të kaluar në kufi, raporton gazeta Hurriyet.

Hyrja përmes të gjitha pikave kufitare ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare, tashmë nuk ka nevojë as për test negativ covidi e as për certifikatë vaksinimi.

Më parë, ata turistë të cilët nuk ishin të pajisur me certifikatë vaksinimi u kërkohej në kufi të dorëzonin një test PCR negativ të bërë të paktën 72 orë përpara hyrjes, ose një test antigjeni jo më të vjetër se 48 orë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re