Eshte konfirmuar i prekuri i parë nga virusi që u përhap nga Kina edhe ne Gjermani.

Thuhet se nje shtetas gjerman u infektua nga një koleg kinez që ndoqi një trajnim në një kompani në shtetin e Bavarisë rreth një javë më parë, thanë zyrtarët shëndetësise.

Kolegia, një grua nga Shanghai, “filloi të ndihej e sëmurë më 23
janar”, tha Andreas Zapf, kreu i Zyrës Shtetërore të Bavarisë për
Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Një burrë 33-vjeçar që kontraktoi virusin jeton afër Starnberg, 30
kilometra (18 milje) në jug të Mynihut, dhe është në një “gjendje të
mirë mjekësore”, sipas autoritetit shëndetësor.

Njerëzit të cilët kishin rënë në kontakt të ngushtë me secilin nga
personat e infektuar janë informuar dhe po monitorohen për çdo shenjë që
të mos përhpaet sëmundja.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se burri ishte nën vëzhgim në një
repart izolimi dhe se rreziku i infeksionit për njerëzit e Bavarisë
aktualisht konsiderohej të ishte “i ulët”.

“Personat që kanë qenë në kontakt (me pacientin) janë informuar në
detaje në lidhje me simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e
transmetimit”, thuhej në deklaratë.

Starnberg është një qytet në Gjermani, vetëm 30 km larg Mynihut. Një
fluturim nga aeroporti i Rinasit drejt Mynihut ose anasjelltas zgjat
vetëm dy orë, prandaj paniku ekziston për njerëzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re