Zvicra është një tjetër shtet që i shtohet listës së fluturimeve për riatdhesim, që do të kryhen gjatë këtyre dy javëve.Ministria e Infrastrukturës publikoi kalendarin e riatdhesimeve për datat 14 deri në 20 Maj, për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit, por edhe anasjelltas.

Në kalendarin e publikuar udhëtimet do të jenë të mundura nga Stambolli, Milanoja, Roma, Frankfurti, Zyrihu, Parisi, Londra drejt Tiranës dhe anasjelltas.Udhëtimet do të kryhen vetëm me Air Albania dhe qytetarët duhet ta prenotojnë fillimisht biletën, duke iu referuar orareve të mëposhtme. Ndërsa karantinimi do të bëhet në shtëpinë e tyre dhe jo më në hotele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re