Italia qëndrore është goditur nga një tjetër lëkundje e fortë tërmeti gjatë natës.

Një tërmet prej 3.4 ballë, me thellësi 5 km nën tokë është regjistruar në orën 2:00 me epiqendër në komunën Piave Torina në provincën e Maceratës.

Insitutiti kombëtar i sizmologjisë informon se ky tërmet është shoqëruar dhe me 3 lëkundje të tjera të shkallës 2 deri në 2.9 ballë.

Për fat nuk ka të plagosur. Kryetari i bashkisë së komunave të këtij territori si dhe një grup ekspertësh të mbrojtjes civiile po kryejnë verifikimet e rastit.

Po në orët e para të mëngjesit të sotëm një lëkundje tërmeti i shkallës 3.7 ballë e me thëllësi 36 km nën tokë është regjistuar rreth orës 6:48 në brigjet e Sicilisë dhe Kalabrisë. Tërmeti është ndjerë mjaft në komunat e Samo, Sicilia, Augusta, Florida, Barcellona, Pozzo do Gotto e Messsina. Për fat për shkak të thellësisë së madhe nën tokë tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale e në persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re