Algjeria mund t’i shpallë luftë Izraelit, pasi parlamenti i vendit i ka dhënë presidentit Abdelmacid Tebbun të drejtën për të nisur operacione ushtarake kundër shtetit hebre. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia arabe e lajmeve Al Bawaba.

Parlamentarët algjerianë kanë vendosur t’i japin presidentit të vendit të drejtën për t’i shpallur luftë Izraelit.

Votimi u mbajt të enjten, më 2 nëntor dhe vendimi u mor unanimisht në përgjigje të vrasjes masive të palestinezëve nga ushtria izraelite në Rripin e Gaza-s.

Tani presidenti Tebbuna mund t’i shpallë luftë Izraelit dhe kjo nuk përjashtohet. Lideri algjerian pritet t’i drejtohet kombit sot, më 3 nëntor.

Disa burime arabe shkruajnë se ushtria algjeriane supozohet se është në gatishmëri të plotë luftarake, por nuk ka asnjë shenjë për këtë.

Në të njëjtën kohë, mund të thuhet se Algjeria u bë vendi i dytë që kundërshtoi hapur Izraelin dhe deklaroi mbështetjen e saj për Palestinën. Një ditë më parë, Bahreini tërhoqi ambasadorin e tij nga Izraeli.

Vlen të theksohet se vendimi i parlamentit algjerian mund të jetë një hap thjesht simbolik dhe nuk do të thotë se vendi do t’i shpallë realisht luftë Izraelit.

Nga ana tjetër, Algjeria nuk e njeh Izraelin si shtet dhe e trajton atë si armik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re