Ministria e Shëndetësisë mohon të ketë një tjetër viktimë nga koronavirusi. Pacientja për të cilën është shkruar sot, sipas autoriteteve shëndetësore ka ndërruar jetë nga tumori i pankreasit.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar” – thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re