Skip to content

Nje tjeter vrasje në emër të Alket Rizait

alket rizai 1


Sipas televizionit grek SKAI, kamerat e sigurisë e kanë filmuar 47-vjeçarin në ambientet e burgut të Domokosit, ku u vra një i burgosur me tre plumba në kokë. Rizai mohon përfshirjen në krim, ndërsa ekspertët kanë gjetur gjurmë gjaku në këpucët e tij dhe baruti në rroba.

Alket Rizai, i cili është arratisur nga burgu në Greqi dhe ende nuk është kapur, dyshohet se mund të ketë qenë i pranishëm në vrasjen e një të burgosuri në burgun e Domokosit, më 15 shkurt 2026.
Sipas televizionit grek SKAI, dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë e kanë kapur 47-vjeçarin në ambientet ku u vra me tre plumba në kokë Antonis Papadatos.

Për vrasjen akuzohet një i burgosur bullgar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa në paraburgim ndodhet edhe shefi i sigurisë së burgut, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes dhe dyshohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Sipas pamjeve të kamerave, bullgari e nxori Papadatosin nga sektori ku mbahej dhe e shoqëroi drejt zyrës së shefit të sigurisë. Në të njëjtën kohë, drejt këtij ambienti u nis edhe Rizai, i shoqëruar nga disa të burgosur të tjerë. Kamerat kanë regjistruar shefin e sigurisë duke u përqafuar me Rizain, përpara se viktima të dërgohej në një dhomë ku nuk kishte kamera sigurie