Shpëtim Zani, i njohur nga roli “Coli” në filmin “Debatik” ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Miqtë në rrjetet sociale kanë dhënë lajmin për ndarjen nga jeta, i cili ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por fitoi zemrat duke u shndërruar një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar e që ka mbetur në memorien e të gjithëve.

Ai luajti krah personazhe më të spikatur të artit si Sulejman
Pitarka, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të
kinematografisë shqiptar, duke spikatur në rolin e tij, si një jetim e i
varfër që arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth dhe
vritet në një moment tensioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re