Një ëmbëlsirë shumë e shijshme për të gjithë familjen. Tortë që ka impresionuar shumë me mënyrën e saj të lehtë të përgatitjes, por mbi të gjitha ngase është e shëndetshme dhe shumë e shijshme.

Përbërësit:

300-400 gr.fruta të thata të përziera si dhe arra (për shembull rrush të thatë, kumbulla, fiq, arra, bajame)

2 vezë

6 lugë sheqer ngjyrë kafe

6 lugë miell

Gjysmë luge pluhur pjekje

Përgatitja:

Preni kumbullat e thata në copa të vogla dhe ëprzieni së bashku edhe me arrat dhe frutat tjera që zgjedhni.

Rrahni vezët dhe shtoni frutat e thata. Shtoni sheqerin, miellin dhe pluhurin për pjekje. Të gjithë së bashku përzieni mirë.

Lyeni tepsinë me gjalpë dhe në të vendoseni masën e fituar. Pjekni tortën për rreth 45 minuta në furrë në 180 gradë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re