Të paktën gjashtë njerëz humbën jetën në një stuhi të fortë që goditi gadishullin grek të Evia-s, thanë zyrtarët.

Mediat raportojnë se u shuan nga përmbytjet e shkaktuara nga bubullima dhe stuhitë.

Mes tyre është një çift i moshuar dhe një fëmijë 8-muajsh.

Të paktën dy persona janë të humbur, tha ministri i Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar rrugë dhe ura, veçanërisht në jug të Halkida-s, rreth 100 kilometra larg Athinës. Komunikimi rrugor u ndërpre dhe mënyra e vetme për të arritur në ishull ishte me traget.

Shërbimi zjarrfikës mori 495 thirrje, nga të cilat 47 iu referuan personave të bllokuar në shtëpi dhe në automjetet e tyre. Të paktën tetë nga 47 personat u evakuuan me helikopter.

Mbrojtja Civile Greke deklaroi se kushtet e këqija të motit do të vazhdojnë në rajon, dhe paralajmëroi qytetarët të marrin masa mbrojtëse.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re