Njëmbëdhjetë nxënës që morën pjesë në pastrimin e një lumi u mbytën në provincën indoneziane të Java-s Perëndimore.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës të shkollave të mesme ishin përfshirë në pastrimin e lumit Cileueur.

Në një moment, 21 nxënës ranë në ujë, 11 prej të cilëve u mbytën, dhe 10 u nxorën nga uji dhe u dërguan në spital me përpjekjet e njerëzve në afërsi dhe ekipet e shpëtimit.

Një zyrtar tha se moti ishte i mirë dhe nuk kishte rrezik përmbytjes ditën e incidentit.

Ai vuri në dukje se ata nuk arritën të shpëtonin fëmijët që ranë në ujë sepse ishin mbajtur për dore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re