Skip to content

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Të paktën 20 persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën të martën mbrëma në Mestre, pak kilometra jashtë Venecias, pasi një autobus ra nga një urë, sipas televizionit italian RAI.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e ndihmës së parë kanë mbërritur menjëherë në zonë. Ka të lënduar dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.

Autobusi ndërqytetës i rajonit Veneto u përplas me kabllot e hekurudhës elektrike, të vendosura poshtë urës. Trenat midis Mestre dhe stacionit Santa Lucia në Venecia u pezulluan.