Vlera e disa prej monedhave kriptografike më popullore në botë ranë me shpejtësi mbrëmjen e së Hënës.
Një rol të rëndësishëm mendohet të ketë luajtur ndryshimi i aplikuar nga një uebsajt popullor i vlerës së monedhave kriptografike.
Uebsajti i quajtur coinmarketcap.com hoqi të Hënen të dhënat që vinin nga bursat Koreano-Jugore për Bitcoin, Ethereum dhe Ripple.
Kjo lëvizje erdhi nga frika se Korea mund të ndalonte aktivitetin e bursave kriptografike.
Ajo shkaktoi kaos kur çmimet ranë me shpejtësi. Ripple ra me 26%, Bitcoin Cash me 18%, Litecoin me 12%.
Nga 40 monedha kriptografike të listuara, 31 prej tyre shënuan rënie drastike përfshirë Bitcoin dhe Ethereum.
CoinMarketCap.com është një prej destinacioneve më popullore për ata që duan të dinë vlerën e monedhave kriptografike.
Aktualisht uebsajti në fjalë është i 150-ti më i klikuar në botë. Të paktën 100 miliardë dollarë u fshinë nga tregu i monedhave kriptografike në 24 orë.
Të Dielën vlera totale e të gjitha monedhave në qarkullim ishte 700 miliardë dollarë ndërsa tani është 583 miliardë dollarë.
Përpara të Hënës Ripple këmbehej me 3.84 dollarë ndërsa tani me 1.37 dollarë.
Koreja e Jugut dhe Japonia janë dy prej tregjeve më të rëndësishme të monedhave kriptografike. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re