Një qyteta është ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës, me një shumë parash të padeklaruara.

41-vjeçari me inicialet I. Sh, banues në Fier, kishte fshehur në një valixhe në makinën e tij 50 mijë euro.

Paratë rezultuan të padeklaruara, dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht.

Ai akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.






Previous articleBashkëshortja i nxjerr FOTOT e vjetra, ja si dukej Lulzim Basha para 20 vjetësh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re