Një vajzë 4-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat 33 orë pasi tërmetet goditën Türkiyen jugore, raporton Anadolu.

Gül İnal ishte në katin e parë të një ndërtese trekatëshe në provincën Hatay dhe ajo u shpëtua nga ekipet e Industrisë së Mjeteve të Sistemit Hekurudhor të Türkiyes (TURASAS) të dërguara nga provinca qendrore Eskişehir.
Në pamje shihet gëzimi i të afërmve të 4-vjeçares kur ajo u nxor nga rrënojat dhe iu dorëzua ekipeve mjekësore.

Sipas shifrave të fundit, të paktën 3.703 persona kanë humbur jetën dhe 22.168 të tjerë janë plagosur në dhjetë provinca pasi dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të hënën goditën rajonin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re