Lorela ende nuk i ka mbushur 5 vjeç. Prej pak kohësh familja është përballur me ditët më të errëta, pasi vajza e tyre është e prekur nga tumori në kokë.

Gjendja e Lorelës, me origjinë nga Podujeva, është mjaft e rëndë. Ajo aktualisht është e shtruar në spital dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Familja e Lorelës nuk ka mundësi financiare për ta dërguar për kurim jashtë shtetit Lorelën dhe i është drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Sëmundja e Lorelës është e rëndë dhe ajo ka nevojë të kurohet jashtë shtetit sa më parë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re