Një grup arkeologësh që eksploronin një nga vendet më të mëdha të Perusë – Cajamarquillu, që ndodhet rreth 15 kilometra nga Lima, u befasuan pasi gjetën një mumje të lidhur me një litar, që tregon njw fund ndoshta të frikshëm.

Konkretisht, besohet se bëhet fjalë për eshtrat e një burri të mashkulli tw 18 deri në 22 vjeç, i cili në momentin e vdekjes e kishte mbuluar fytyrën me duar.

Mumja u gjet brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit Lima, në një varr që përmbante lëndë të tilla si qeramikë, perime të mbetura dhe vegla guri.

Studiuesit nga Universiteti i San Marcos raportuan se gjetën një skelet derri gini dhe diçka që duket si një qen pranë mumjes.

Arkeologët kanë konstatuar se mbetjet e tjera të fosilizuara, të cilat janë gjetur në varrin me mumjen, kanë përcaktuar se personi merrej me bujqësi.

Arkeologu Pieter Van Dalen Luna e quajti këtë gjetje “të pazakontë dhe unike”.

“Mumja u varros diku midis viteve 800 dhe 1200,” tha Van Dalen Luna, që do të thotë se është të paktën 800 vjeç.

Vendi Cajamarquilla ka qenë në të kaluarën një qytet me 10 deri në 20 mijë banorë dhe ka ekzistuar deri në fund të shekullit të 15-të. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re