Vangjel Tavo, ish-deputet, ndër figurat më të spikatura minoritare të jetës politike shqiptare, njofton humbjen e së bijës.

Siç shprehet ai në shpalljen e lajmit mortor, ajo ishte 24 vjeçe.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje të kobshme në familjen Tavo nga Jorgucati i Gjirokastrës, por përflitet për një aksident.

Vangjel Tavo ka qenë një ndër figurat kryesore të PS-së në Jug, kaluar më pas me LSI-në, me një protagonizëm paksa në hije vitet e fundit.

Është ndër ata figura të minoritetit në Gjirokastër me shumë rol në vite, duke nisur që nga jeta sportive e atyshme, politika, biznesi e media.

Dhe, ndryshe nga Vangjeli tjetër i minoritetit, Dule, Tavo nuk shfaqi kurrë tendenca nacionaliste greke në protagonizëm politik. Sa ishte grek, ishte dhe po aq shqiptar! /tesheshi.com/         

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re