Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar me një apel mazhorancës sa i takon raportit të saj me opozitën dhe zhvillimin e seancave plenare.

Ai i kërkon qeverisë dhë deputetëve të mazhorancës që në vend të forcës të përdorin arsyen dhe logjikën, duke iu referuar këtu pranisë së forcave të Gardës, të cilat sipas tij, veprojnë me urdhër të kryeministrit Rama për të penguar opozitën.

Më tej, demokrati është shprehur i bindur për vazhdimin e këtij aksioni opozitar duke theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Gazment Bardhi: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë, ne kemi për detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë, vjedhjen e të dhënave në sistemin TIM-s miliona euro që shpërdorohen. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh. Dhe ky aksion ishte për të mos lejuar edhe deputetët e mazhorancës që të mos vijojnë punën e tyre. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me një rrethim. Ne një vend anëtar i NATO-s prej kohësh e ka kthyer në standart që t’i rrethojë deputetët e opozitës me forca sigurie.

Kjo sallë është kthyer në një sallë që ruhet nga forca të sigurisë të cilët me një urdhër të paligjshëm pengojnë deputetët e opozitës të kryejnë detyrën për të cilën i kanë votuar qytetarët e Shqipërisë.

Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi dhe jemi të vendosur për të vazhduar. Për mazhorancën ka qenë apeli im që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën.

Kërkesat tona janë të arsyeshme, duhet ti kthehen rrugës së arsyes që Parlamenti ti kthehet funksionit të tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re