Që Shqipëria ka vende shumë të bukura kjo është dëshmuar thuajse çdo ditë edhe nga personalitete të ndryshme botërore. Kështu sot, ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një fotografi të shkrepur në tokën e Shqipërisë.

Fotografia shfaq disa ushtarë amerikanë që po bënin manovra në kuadër të operacioneve të NATO dhe qëndruan për disa ditë në vendin tonë. “Javën e kaluar regjimenti i 352-të për operacione speciale ka qenë duke mbajtur misione të rëndësishme trajnimi në qiejt e aleatit të NATO-s, Shqipërisë.

Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët në për të mprehur ndërveprimin dhe të mbetemi gjithnjë të gatshëm për të parandaluar e për t’u mbrojtur”, ka shkruar Kay Bailey Hutchison në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re