Një nga vrasësit serialë më të rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të vdesë në një kuti “xhami” të nëndheshme pasi kërkesa e tij e fundit për të jetuar me të burgosur të tjerë u refuzua.

Robert Maudsley, 68 vjeç, është në një qeli nëntokësore nën popullsinë e përgjithshme në burgun HMP Wakefield pasi vrau katër persona midis 1974 dhe 1978.

Maudsley, një liverpool-as, tha këtë javë se do të mbyllej në “kutinë e tij të qelqtë” derisa të vdiste.

Vendimi u mor sepse shefat e burgjeve e deklaruan se ishte shumë e rrezikshme që të përzihej me të burgosurit dhe gardianët.

Një burim tha për mediat lokale se “ai u refuzua muajin e kaluar por e apeloi vendimin, pasi donte t’i kalonte Krishtlindjet në prani të njerëzve të tjerë. Por ata u përgjigjën se kjo ishte hera e fundit.”

Maudsley duhet të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij në një qeli 5.5×4.5 metra, e krijuar posaçërisht për të në vitin 1983 dhe e mbrojtur nga xhami antiplumb. Ai kalon 23 orë çdo ditë në qelinë e tij, duke fjetur në një pllakë betoni dhe duke përdorur një tualet dhe lavaman të ngjitur në dysheme.

Gjithashtu ka një tavolinë dhe karrige prej kartoni.

Ai e kreu vrasjen e tij të parë në vitin 1974, kur ishte 21 vjeç. Vrau John Farrell në Wood Green London, pasi ky i fundit i tregoi fotot e fëmijëve me të cilët abuzonte seksualisht.

Maudsley u dorëzua në polici por u shpall i paaftë për gjykim dhe u dërgua në spitalin Broadmoor, shtëpia e disa prej të burgosurve më të dhunshëm në Britani.

Maudsley në përgjithësi qëndroi jashtë telasheve në vitet e para pas hekurave, por më pas, me të burgosurin David Cheeseman, ai u vendos në një qeli me dhunuesin e fëmijëve David Francis në 1977.

Ky i fundit u torturua deri në vdekje përpara se trupi i tij të varej në mënyrë që rojet e burgut ta shihnin. Maudsley u dënua për vrasje dhe u dërgua në HMP Wakefield.

Në vitin 1978, Maudsley mbyti dhe goditi me thikë Salney Darwood, 46 vjeç, i cili ishte në burg për vrasjen e gruas së tij.

Ai e fshehu trupin e Darwood nën shtrat para se të futej fshehurazi në qelinë e pedofilit Bill Roberts, 56 vjeç, i cili abuzoi seksualisht me një vajzë 7-vjeçare. Ai e masakroi Robertsin.

Më vonë, Maudsley u dënua me burgim të përjetshëm me rekomandim që të mos lirohej kurrë.

Në vitin 2000, ai iu lut gjykatave që ta lejonin të vdiste, duke shkruar në një letër: “Cili është qëllimi i mbajtjes së një burri të mbyllur për 23 orë në ditë? Pse duhet të më ushqesh dhe të më japësh një orë stërvitje në ditë? Për kë jam në rrezik?

Trajtimi aktual dhe robëria, mendoj se gjithçka që mund të pres është prishje mendore, sëmundje mendore dhe ndoshta vetëvrasje.

Pse në vend të mizave, buburrecave dhe merimangave që kam aktualisht, nuk mund të kem një papagall. Të premtoj se do ta dua dhe nuk do ta ha? Pse nuk mund të kem një televizor në qelinë time për të parë botën dhe për të mësuar? Pse nuk mund të kem kaseta dhe të dëgjoj muzikë të bukur klasike? Nëse thoni jo, atëherë unë jam duke kërkuar për një kapsulë të thjeshtë cianidi që do të jem i lumtur ta marr dhe problemi i Robert John Maudsley mund të zgjidhet lehtësisht dhe shpejt.”

Ministria e Drejtësisë atje tha se nuk komenton për rastet e të burgosurve individualë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re