Mëngjesi i kësaj të hënë ka qenë fatal për një 48 vjeçare në Elbasan, e cila humbi jetën pasi u përplasën nga një mjet tip benz në dalje të qytetit. Viktima është Vjollca Stoceni banuese në Bradashesh.
 
Tre kalimtarët të cilët po kalonin rrugën u përplasen nga një mjet që ecte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi pranë Metalurgjikut, në rrethrrotullimin e  Bradasheshit. Mjeti i tipit benz mori përpara 2 gra dhe një burrë i cili ishte me biçikletë.
 
Për shkak të plagëve të marra 48 vjecarja ndërroi jetë në vend, ndërsa dy të plagosurit e tjerë u dërguan në spitalin rajonal të Elbasanit. Gjendja shëndetësore e tyre vazhdon te jete e rëndë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidenti është ndaluar nga uniformat blu. Sipas policisë, përplasja ndodhi per shkak te humbjes se kontrollit te makinës nga drejtuesi 35 vjeçar, i cili ka qene nen efektin e alkoolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re