Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u dërgua në gjenjde të rëndë në spitalin Infektiv të Tiranës.

Mësohet se i moshuari nga Gjirokastra kishte shfaqur simptoma të gripit, temperaturë dhe ngarkesë në mushkëri.

Fillimisht u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis drejt kryeqytetit, ku mbërriti i intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re