Data 31 Mars shënon përvjetorin e masakrës çnjerëzore në Bucha të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në përkujtim të viktimave në një nga episodet më të egra të agresionit rus në Ukrainë, deklaroi se çdo autor do të marrë dënimin e merituar.

 

 

 “Buça, 33 ditë okupim. Më shumë se 1,400 vdekje, përfshirë 37 fëmijë. Më shumë se 175 njerëz u gjetën në varreza masive dhe dhoma torture”, tha Zelensky në një postim në Telegram. “9000 krime lufte ruse. 365 ditë që kur është një qytet i lirë ukrainas edhe një here. Simbol i mizorive të ushtrisë së vendit pushtues. Nuk do të falim kurrë. Ne do të ndëshkojmë çdo autor”, shtoi ai.

 

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andrii Kostin tha se këto ishin shifra të tmerrshme në një deklaratë të premten.

 

“Kjo ishte hera e parë që ne të gjithë pamë prova të shkallës së paprecedentë të mizorive të armikut,” tha ai.

 

Zyra e prokurorit ka njoftuar pothuajse 100 oficerë ushtarakë rusë për dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha, me aktakuza kundër 35 tashmë të dërguara në gjykatë, sipas deklaratës.

 

“Ne nuk do të ndalemi derisa të dënohen të gjithë organizatorët dhe autorët e krimeve të luftës”, tha Kostiin në deklaratë.

 

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjithashtu përkujtoi përvjetorin në një postim në Twitter .

 

“Ka kaluar një vit që kur u zbuluan krimet e luftës të kryera nga trupat ruse në Bucha. Unë mbaj me vete imazhet e tmerrshme,” tha ai.”BE ndihmon Ukrainën për të hetuar krime të tilla dhe për të mbledhur prova. Nuk do të ketë mosndëshkim”, shton ai.

 

Maskara e Buchas në Ukrainë ishte një këmbanë alarmi për krimet ruse në popullatën civile. Pamjet e trupave të pajetë kudo në rrugë shkaktuan reagime të shtumta që dënonin luftën që nuk kurseu askënd në atë zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re