Në një vjetorin e protestës së 2 Marsit të thirrur nga presidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai ka kujtuar thirrjen për qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës.

Meta shkruan se këtë mision do ta çojë deri në fund përmes referendumit historik të 25 Prillit.

Postimi i plotë:

Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!

PRANVERA KUQEZI PO VJEN!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re