Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të Hanko Sadik Hyseni, bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj i akordojnë titullin “Qytetare Nderi” pas vdekjes.
Hanko Hyseni ka dhënë një kontribut të çmuar për emancipimin e grave dhe vajzave ne zonën e Tepelenës si dhe për ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor efektiv e ne shërbim te njerëzve.
Gjithë pasion, energji dhe dije, u përkushtua gjate 3 dekadave si mami dhe konsultore, duke pritur e përkujdesur qindra e mijëra vogëlushe e duke ndihmuar nenat e reja, pa pasur asnjë rast te vdekjeve foshnjore.
Ka shkruar dhe botuar disa artikuj dhe libra kushtuar vendlindjes, me kujtime nga jeta, zakonet dhe traditat e zonës.
Me rastin e dhënies se titujve Qytetare Nderi, dhe ne përkujtim jetës dhe veprës se saj, një vit nga vdekja , familja Hyseni organizoi një ceremoni përkujtimore me prani te drejtueseve te bashkive Tepelene, Memaliaj, Mallakastër, bashketrevas, kolege te Hanko Hysenit , përfaqësues te Shoqatës Treva e Krahesit si dhe miq e te afërm.
“Është një nder dhe një emocion i veçantë të gjendem sot mes jush, për të shprehur mirënjohje dhe për të nderuar kujtimin e një figure të rëndësishme. Ishte më shumë se thjesht një nënë, një prind. Ajo ishte drita udhërrëfyese. Jo vetëm burimi i jetës, por edhe burimi i forcës shtyse. Ishte mishërimi qiellor e i hyjnorës. Na rriti dhe na edukoi së bashku me babin, parimet më të mira familjare e qytetare”, tha djali i Hanko Sadik Hysenit në ceremoninë e 1 vjetorit nga vdekja e nënës së tij, e cila u nderua me titullin “Qytetare Nderi”.
Interpretimit e ndiera te Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Xhelil Aliu, Grupi polifonik Thesaret Labe, si dhe vajzat e baletit, sollën emocione dhe kujtime te bukura gjate ceremonisë përkujtimore.
