Ministri i Shteti për Rindërimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për emsionin “E-ZONË” ka deklaruar se rreth 1000 shtëpi individuale do të jenë gati në fund të muajit dhjetor, çka do të thotë se një mijë familje do t’i kalojnë festat e fundit në banesë të re të rikonstruktuar.

 

“Referuar shifrave, të gjitha lotet e njësive individuale janë prokuruar dhe janë në proces ndërtimi. Deri në fund të dhjetorit ne do të kemi gati 400 banesat e para në Bashkinë Shijak, mbi 300 të tilla do të jënë gati në Bashkinë Tiranë, ndërsa mbi 250 të banesa të tjera në Durrës.”

 

Por, kur do të konsiderohet i përfunduar procesi i ndërtimit të shtëpive individuale?

 

“Deri në muajin mars 2021, më shumë se 3000 mijë familje do të jenë në banesa të reja. Ndërsa deri në prill –maj të vitit tjetër, ne do të kemi përfunduar rindërtimin e banesave individuale.”

 

Ministri tha gjithashtu se vetëm 1234 familje jetojnë sot në çadra dhe sipas tij ata qëndrojnë me vullentin e tyre, për shkak se duan të jenë pranë pronës dhe punëve të fshatit.

 

Ahmetaj pranon se progami i rindërimit që po zbaton qeveria, është më sociali që është zbatuar ndonjëherë, program i cili nuk është aplikuar as në vendet në zhvillim, pasi ofron banesa falas për qytetarët e dëmtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re