Fundi i Bulevardit të ri të Tiranës, pra kulmi i kundërt me Kodrat e Liqenit, do jetë një lloj spektakli urban që do mundësohet nga paraja arabe. Është kryebashkiaku Veliaj që ka ofruar pamjet në 3D të asaj çfarë pritet, siç informon, mundësuar nga Fondi i Katarit.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, shkruan njeriu që qeverisë Tiranë.

Kështu, edhe Veliaj vijon traditën e Ramës në krye të Tiranës duke e parë botë e pasur arabë si një ndihmëtare të madhe financiare për projekte të shtrenjta urbane. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re