Një zjarr i fuqishëm dogji dhjetëra rrënjë ullinj në zonën e Beratit. Fjalët që dyshohet se janë të qëllimshme, shpërthyen në lagjen “13 Shtatori” dhe si pasojë e erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi.

Flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në zonë, por ndërhyrja e forcave të Repartit Zjarrfikës bëri që flakët të lokalizohen dhe të shmanget përhapja e tyre drejt zonës së banuar.

Zjarri është fikur plotësisht, pa dëme në njerëz apo banesa. Si pasojë e zjarrit, janë djegur 50 rrënjë ullinj dhe është shkrumbuar një sipërfaqe rreth gjysmë hektarë me shkurre e ferra. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re