Skip to content

Një zvicerane që zbukuron muret e Kosovës

1642516227 Screenshot 16 2

Në afërsi të tunelit të Stacionit të Trenit në Prishtinë gjen jo pak zymtësi, mbeturina e barishte. Por pikturat në muret e tunelit duket sikur i japin gjallëri këtij vendi.

Screenshot 9 3
Screenshot 10 3
Screenshot 11 2
Screenshot 12 3

Në shumë zona të tjera, ndodh po njëlloj, falë penelit të një artisteje nga Zvicra.

Ajo quhet Krystel Suire dhe për 3 vite qëndron në Kosovë.

Ajo tregoi për REL se motivet popullore shqiptare e kanë mahnitur.

Screenshot 13 3
Photo credits: “Made by Stern”.

“Vizatoj këto kukulla me theks te sytë për shkak se, sipas mendimit tim, mund të komunikosh gjithçka vetëm përmes syve edhe pse i kanë të mbyllur, por prapë tregojnë qetësi dhe lumturi.

Ajo çfarë më pëlqen mua te kultura (e veshjeve tradicionale të Kosovës) është që ka shumë ngjyra dhe shumë shije”, thotë Krystel.