Ministri vietnamez i Sigurisë Publike, gjenerali To Lam, u gjend nën sulm të ashpër nga publiku vendas për ngrënjen e një bifteku të praruar nga kuzhinieri me famë, Nusreti.

Kritikët e fajësojnë më së shumti për këtë vakt, pasi kushton shumë më tepër se paga e tij.

Videoja në të cilën Nusret i servir këtë specialitet është publikuar në llogarinë e tij në TikTok, por ajo është fshirë pasi është ngritur pluhuri.

Çmimet e restorantit të Nusretit nuk mund të gjenden në internet, por supozohet se biftek viçi i praruar kushton nga 850 deri në 1500 paund (1140 deri në 2015 dollarë), pa pije dhe pjata anësore.

Nuk dihet se kush e ka paguar vaktin e përfolur në fund dhe sa ka kushtuar. Ajo që dihet është se paga e gjeneralit Lam është nga 600 deri në 800 dollarë në muaj, pa asnjë kompensim.

Shumë përdorues të mediave sociale kanë dënuar sjelljen arrogante të ministrit, duke e krahasuar atë me varfërinë në Vietnam.

“Paratë e mia të taksave u përdorën për luks”, “Ndërsa ne ia dalim disi, ai mburret”, janë vetëm disa nga komentet e banorëve vietnamezë për një stacion radiofonik.

Kjo të kujton pluhurin e ngritur muaj më parë dhe në median e politikën shqiptare, pasi disa anëtarë të mazhorancës u panë duke darkuar te restoranti i Nusretit në Dubai.

Por ata thanë se u qerasën në shenjë respekti, të trajtuar si mysafirë, nga një zyrtar i  lartë emiratas, me të cilin do negocionin projektin e investimeve në Durrës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re