Ish-anëtari i KQZ-së Hysen Osmanaj përmes ekranit të televizionit Faxneës ka hedhur dritë mbi debatin aktual për ndryshimet kushtetuese dhe hapjen e listave. Osmanaj shprehet se zgjedhjet janë aq afër në kohë sa është tepër vonë për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Madje ish-anëtari i KQZ-së shkon edhe më tej ku thekson se ky parlament aktual nuk e ka cilësinë e duhur për të futur duart në ligjin themeltar të shtetit. Herë i quajnë lista të hapura, herë i quajnë të shqyera, forcat politike i përdorin këto lëvizje për të përmbushur interesat personale dhe nuk kanë një kohezion në qëndrimin e tyre u shpreh në fund Osmanaj.

“Nuk mund të them se do të dëmtohet një forcë apo do të favorizohet ndonjë forcë tjetër. Për një kohë kaq të shkurtër mendoj se nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese. Gjithashtu mendoj se ky parlamet nuk e ka cilësinë për të ndërhyrë në Kushtetutë. Nëse preket Kushtetuta te koalicionet, ne ndryshojmë ligjin themeltar dhe të paktën 1/3 e Ligjit Zgjedhor bie dhe duhet të ndryshohet. Pra ndryshimet kushtetuese duhet të shoqërohen me ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Si specialist mendoj se këto janë pretendime te forcave politike ku disa i quajnë lista të hapura e disa të tjerë lista të shqyera. Vështirësitë e listave të hapura do të sjellin përballje brenda kandidatëve të së njëjtës parti.

Është folë shumë për ndryshimin e sistemit por dihet që ndryshimi i sistemit duhet të diskutohet me specialistët. Për zgjedhjet e ardhshme është vendosur që mos të ndryshojë sistemi por të ndryshohet vetëm hapja e listave. Në qoftë se hapen listat do të ketë vështirësi në administrimin e zgjedhjeve dhe do ta përkeqësojnë cilësinë e zgjedhjeve.”- tha Osmanaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re