Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot caktimin e dy avokateve të reja, Rabie Cenaliaj dhe Jalldiz Kastrati.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë mendimi ka, pasi njëra prej tyre ka qenë ish kandidate për deputete e LSI, ndërsa tjetra mbështetëse e PD, Berisha tha se nuk i njoh. Ndërsa për Artan Simonin u shpreh se “ishte valutë”.

Kujtojme qe Jalldiz Kastrati, rezulton të ketë qenë dikur kandidate për deputete e LSI, sot Partia e Lirisë.

“Tani zotëri, së pari nuk kam asnjë njoftim. Unë duhet të njoftohesha sipas procedurës. Së dyti për persona që nuk i njoh, nuk komentoj. Nuk i njoh si persona, nuk kam asnjë koment dhe kjo është normale  për personat që nuk i njoh. Atë që e hoqën ai ishte valutë”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse ka një datë për nisjen e protestave, ai tha se protestat kanë nisur në Parlament.

“Do konsultohemi me këshillin kombëtar dhe aleatët, por ky është atribut i kryesisë. Protesta ka filluar në Parlament, do jetë shumë serioze javë pas jave”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re