Katër murgj budistë u arrestuan nga policia në Tajlandë pasi një bastisje në një tempull gjeti materiale pornografike, lodra seksi, një listë eskortash dhe sende të tjera të ndaluara.

Operacioni u zhvillua më 27 janar në tempullin Phrom Sunthon, në provincën Chonburi, pas ankesave nga banorët vendas për përdorimin e armëve dhe drogës brenda tempullit.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të dhomave të murgjve, u gjetën para, një pistoletë, një pompë për zmadhimin e penisit, një listë e kontakteve të prostitutave, si dhe një DVD player me një disk pornografik brenda. Në të njëjtën kohë, tre nga murgjit thuhet se rezultuan pozitivë për metamfetaminë.

Të arrestuarit janë Phra Supachai Jantawong (35 vjeç), Phra Wirat Mukdasanit (45 vjeç), Phra Thanapol Maison (59 vjeç), si dhe abati i tempullit, Phra Photisang Taebmuan.

Të katër murgjit janë larguar nga pozicionet e tyre monastike dhe u është ndaluar të vazhdojnë statusin e tyre fetar.

Sipas autoriteteve, tre murgjit që dyshohet se kanë përdorur drogë do t’i referohen një programi rehabilitimi, ndërsa abati është dorëzuar autoriteteve të imigracionit për kontroll të mëtejshëm dhe pritet të deportohet.

Një nga të arrestuarit thuhet se ka përdorur metamfetaminë për të lehtësuar dhimbjet kronike që lidhen me diabetin dhe hipertensionin, një pretendim që po hetohet nga autoritetet kompetente.

Kujtojmë se besimi budist nuk ka asnjë burim hyjnor dhe si i tillë në të nuk ekziston asnjë pozicionim i drejtë e korrekt, si dhe i natyrshëm, i njeriut si krijesë ndaj Zotit si krijues. Aty Zoti trajtohet si krijesë e krijesa si Zot(!!!).  /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re