Pashk Gjoni, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lezhës ka denoncuar presionin ndaj qytetarëve nga pushteti aktual.

Ai u shpreh në një intervistë për News 24 se ata janë kërcënuar dhe u është bërë shantazh për blerje votash.

“Qytetarët janë kërcënuar, por nuk do të nënshtrohen edhe pse iu është bërë shantazh për blerje votash”, ka thënë Pashk Gjoni.

Ai theksoi se sektori i turizmit është lënë pas dore, ndërsa shtoi se nuk kanë munguar takimet me qytetarët për të parë nga afër problematikat e tyre.

“Njerëzit duan të vërtetën, nuk duan më mashtrime, gjëra që kanë ndodhur në këto 10 vite. Nuk e kuptoj se çfarë u ofron Pjerin Ndreu këtij populli tri ditë para zgjedhësve, duke shtruar rrugë. Njerëzit janë ngopur me mashtrime”, ka thënë ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re