Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko i ka dërguar një letër të hapur kreut të PD, Lulzim Basha ku thotë se ndihet i keqardhur qër atë që ndodhi dje në selinë e PD. Ai shkruan se nëse Basha është i sigurt se ka shumicën atëherë të hyjnë në votëbesim.

“Në këto kushte, zoti Basha ju bëj thirrje se nëse jeni i bindur që keni shumicën e demokratëve, hyni në votëbesim sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ju mendoni qe nuk e keni shumicën dhe që për mendimin tim nuk e keni, hape krahun dhe kontribuo për demokratët e thjeshtë dhe mendo për ta që vuajnë prej 8 vitesh të cilët të dhanë gjithcka ty dhe ku dje ua shpërblyet me gaz lotësjellës”, shkruan ndër të tjera Aliko, duke harruar se njerëzit e Berishës, të cilin ai e mbështet, dhunuan nipin e tij, Roland Bejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re