Një grup mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë pranë pallatit të kulturës në Fier për të protestuar kundër Lulzim Bashës i cili pritet të mbajë një takim me anëtarët e partisë.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku e shpallin “non grata” në Fier, Lulzim Bashën dhe e akuzojnë atë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Ti na helmon me gaz, ne me votë”, shkruhet në një tjetër pankartë që ata mbajnë në dorë, ndërsa për të shmangur dhe ndonjë incident janë vendosur në gatishmëri edhe forca policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re