Ai ishte një boksier profesionist amerikan, aktivist, argëtues, poet dhe filantrop.

Me nofkën Më i Madhi, ai konsiderohet gjerësisht si një nga figurat më domethënëse dhe të famshme të shekullit të 20 -të, dhe shpesh renditet si boksieri më i mirë i peshave të rënda të të gjitha kohërave dhe atleti më i madh i shekullit.

Pikëvështrimi i tij për jetën ishte po aq unik sa frymëzues, ndaj për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të Më të Madhit.

Edhe pse do ta keni disi të vështirë të merrni një vendim, ne presim të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë pëlqeve më së shumti.

Njerëzit ecin në grup sepse nuk ndjehen të sigurt vetëm. Unë ec vetëm sepse nuk ndjehem i sigurt në grup.

Miqësia është gjëja më e vështirë për t’u shpjeguar në botë. Nuk është diçka që mëson në shkollë. Por nëse nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, me të vërtetë nuk keni mësuar asgjë.

Nëse mendja ime mund ta konceptojë atë, dhe zemra ime mund ta besojë atë – atëherë unë mund ta arrij atë.

E urreja çdo minutë stërvitje, por thashë: ‘Mos e lër. Vuaj tani dhe jeto pjesën tjetër të jetës si kampion’.

Kampionët nuk bëhen në palestra. Kampionët bëhen nga diçka që kanë thellë brenda tyre-një dëshirë, një ëndërr, një vizion. Ata duhet të kenë aftësi dhe vullnet. Por vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia.

Shpesh nuk janë malet që ju lodhin, është guraleci i vogël në këpucën tuaj.

Mënyra më e mirë për të realizuar ëndrrat tuaja është të zgjoheni.

Fluturoni si një flutur, thumboni si një bletë.

Për të qenë një kampion i madh duhet të besoni se jeni më i miri. Nëse nuk jeni, bëni sikur jeni.

Shërbimi që bëni për të tjerët është qiraja që paguani për vendin tuaj këtu në Tokë.

Njeriu pa imagjinatë nuk ka krahë.

Ajo që mendoni është ajo që po bëheni.

Njeriu që e sheh botën në moshën 50 -vjeçare njësoj si në 20 vjeç, ka humbur 30 vjet të jetës së tij.

Vetëm një njeri që e di se si është të mposhtesh mund të arrijë deri në fund të shpirtit të tij dhe të dalë me një gram shtesë fuqie që duhet për të fituar kur ndeshja është e barabartë.

Ai që nuk është aq guximtar sa të ndërmarrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.

Brenda një ringu ose jashtë, nuk ka asgjë të keqe të rrëzohesh. E gabuar është të qëndrosh ashtu poshtë.

Nuk humb asgjë kur lufton për një kauzë … Në mendjen time humbësit janë ata që nuk kanë një kauzë për të cilën kujdesen.

Heshtja është e artë kur nuk mund të mendoni për një përgjigje më të mirë.

Është thjesht një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët godasin rërën. Unë rrah njerëzit.

Eshtë e vështirë të jesh i përulur kur je aq i madh sa unë.

Eshtë mungesa e besimit që i bën njerëzit të kenë frikë nga përballja me sfidat, dhe unë besova në veten time.

Mosha është ajo që ju mendoni se është. Ju jeni aq të vjetër sa mendoni se jeni.

Shaka? Nuk ekzistojnë shakatë. E vërteta është shakaja më qesharake nga të gjitha.

Unë e di se ku po shkoj dhe e di të vërtetën, dhe nuk kam pse të jem ai që ju dëshironi që unë të jem. Unë jam i lirë të jem ai që dua.

Unë jam më i madhi, e thashë këtë edhe para se ta dija se isha.

Ajo që më mban përpara janë qëllimet.

Ne nuk mund të jemi trima pa frikë.

Gjatë gjithë jetës sime, jam testuar. Vullneti im është testuar, guximi im është testuar, forca ime është testuar. Tani durimi dhe qëndrueshmëria ime po testohen.

Mundohem të mos flas për të gjitha bamirësitë dhe njerëzit që ndihmoj, sepse besoj se ne mund të jemi vërtet bujarë vetëm kur nuk presim asgjë në këmbim.

Njerëz vërtet të mëdhenj në histori kurrë nuk kanë dashur të jenë të mëdhenj për veten e tyre. E tëra që ata donin ishte shansi për të bërë mirë për të tjerët dhe për të qenë pranë Zotit.

Mençuria është të dish kur nuk mund të jesh i mençur.

Fitorja më e madhe në jetë është të ngrihesh mbi gjërat materiale që dikur i vlerësonim më shumë.

Edhe nëse ëndërroni të më rrahni, më mirë zgjohuni dhe kërkoni falje.

Kur bëhet fjalë për dashurinë, dhembshurinë dhe ndjenjat e tjera të zemrës, unë jam i pasur.

Eshtë përsëritja e pohimeve që çon në besim. Dhe pasi ky besim bëhet një bindje e thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.

Nuk i besoj askujt që është i mirë me mua, por i vrazhdë ndaj kamerierit. Sepse ata do të më trajtonin në të njëjtën mënyrë nëse do të isha në atë pozicion.

Nëse ëndrrat tuaja nuk ju trembin, ato nuk janë mjaft të mëdha.

Kur të doni të flisni për atë që më bëri, flisni me mua. Ai që më bëri mua jam unë.

Unë jam një njeri i zakonshëm që kam punuar shumë për të zhvilluar talentin që më është dhënë. Unë besova në veten time dhe besoj në mirësinë e të tjerëve.

Unë kurrë nuk kam lejuar që dikush të më flasë që të mos besoj në veten time.

Ne shpenzojmë më shumë kohë duke mësuar se si të sigurojmë jetesën sesa mësojmë të jetojmë jetën.

Sa herë që mendoja se e kisha arritur qëllimin e jetës sime, zbuloja se ishte vetëm një hap tjetër në udhëtimin tim.

Mendoni mirë për të gjithë, jini të durueshëm me të gjithë dhe përpiquni të gjeni të mirën në të gjithë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re