Presidenti Ilir Meta ka zbuluar një bisedë telefonike me ish ministrin e LSI-së.

Meta tha se megjithëse qytetarët ishin të bllokuar në dëborë në Qafë Thënë, ministrat festonin Krishtlindjet në Dubai.

“Por si del si lider, të jesh si lider. Të mbash 5 qëndrime për të qenë lider. Një lider thotë se është kështu dhe mban një qëndrim të vetëm. Isha kryetar Kuvendi unë, koalicion me Ramën, Kishte ministrinë e Transportit LSI-ja atëherë. Shoh televizorin shof Qafë-Thanë. Ishin të irrituar shoferët qytetarët kishte rënë borë dhe ishte bllokuar. Thashë çështë kjo, marrë ministrin, i shkëlqyer në formim dhe i them çfarë po ndodh atje. Nuk di gjë më tha, unë jam në Dubai për Krishtlindjet me familjen. Ja të flas me drejtorin. E mora unë drejtorin i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha po iki në Rinas do iki për pushime me familjen atje. Ore por dëborën të shkojë unë atje ta hap”, tha Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re