Zv/ministrja e Brendshme, Rudina Voda, ka mohuar që t’i jetë kërkuar Shqipërisë hapja e ndonjë kampi për refugjatë. Në një deklaratë për media, ajo tha se të gjitha çfarë thuhen janë spekullime.

“Unë më duhet të jem korrekte, absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, apo njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo vetë KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhura nga vendet e treta apo refugjatët. Ne kemi në Tiranë, nuk është kamp, është qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit, kjo në linjë për ligjin e azilit që është i përafruar me acqui-t të BE-së”, tha znj. Voda.

Ditët e fundit, politika e media janë trazuar dhe mbi këtë çështje. Segmente të tyre kannë përfolur faktin se në Shqipëri do të ngrihet një kamp ku do të strehohen edhe ish-elementë të lidhur me ISIS-in. Ngjan kjo si me rastin e lajmit për ardhjen e armëve kimike nga Siria, ku u provokua një psikozë kolektive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re