Dhjetë burrat më të gjatë në botë u takuan fundjavë në Paris. Ata bënë një copë rrugë së bashku në këmbë duke tërhequr kuriozitetin e kalimtarëve të shumtë

“Unë jam 1 metër e 58 cm, dhe nuk mund ta imagjinoj këtë”, tha një turist.

Basketbollisti Dalibor Miçiç, 2 metra e 24 cm, zyrtarisht njeriu më i lartë i Serbisë, tha më në fund hasi njerëz të tjerë të lartë vetja, “diçka e pabesuesheme”.

Ishte mes tyre dhe venezueliani Jeison Orlando Rodriguez, 2 metra e 32 cm, që mban rekordin botëror për numrin e lartë të këmbës, 68.

“Tani që takohemi me njerëz të tjerë të lartë, ndjenja është krejtësisht e ndryshme. Tashmë kemi një vështrim horizontal, pasi jemi mësuar vetëm me atë vertikal, pasi normalisht ne i shohim njerëz të tjerë nga lart”, tha francezi Brahim Takioullah, 2 metra e 46 cm dhe zyrtarisht njeriu i dytë më i lartë në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re