Këto janë përshtypjet e para për shqiptarët, dhënë nga njëri prej zjarrfikësve italianë, që mbërriti në Durrës, në kulmin e dhimbjes, e teksa nën rrenoja kishte trupa që prisnin të nxirreshin dhe toka vazhdonte të dridhej nga tërmeti.

Quhet Massimo Marconcini, 51 vjeç, nga Livorno. Ka qene ish-altlet olimpik në Lojrat Olimpike në Barcelonë dhe së fundi një nga 175 zjarrfikësit që erdhën në Durrës me ekipet e shpetimit, raporton media italiane.

Ai tregon se skenat qe pa para syve nuk i kishte të panjohura. Ishte njësoj si në tragjedite qe ka kaluar e madje gjunjezuar edhe Italinë, me tërmetet ne Amatrice, Umbria, Marche, Ischia dhe Rigopiano.

Ai thote se ishte ne Durres toka u drdoh nga lekundja 5.2, pasgoditja e radhes.

“Isha poshtë një ndërtese. Pata frikë por fale zotit nuk zgjati shumë”, tregon ai, duke pohuar se vendi është i ri, por me ndërtime te paorganizauara mirë.

“Me tërmetin nuk mësohesh dot’ thote ai, teksa shton se ‘ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re