Ishte një aktivist politik, filozof, teoricien politik dhe revolucionar amerikan i lindur në Angli. Ai ishte autori i dy pamfleteve më me ndikim në fillimin e Revolucionit Amerikan dhe frymëzoi patriotët në 1776 për të shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe. Idetë e tij pasqyruan idealet e epokës së Iluminizmit dhe të të drejtave transnacionale të njeriut. Gjatë Revulucionit Francez, të cilin e dëshmoi dhe në Francë, ai u arrestua. Gjatë viteve të burgimit ai vazhdoi të shkruante dhe të punonte veprën e tij të mirënjohur “Age of Reason” [Epoka e Arsyes].

Ai quhej Thomas Paine, dhe këto janë thëniet më të famshme të tij:

Ekzistojnë dy kategori të veçanta të njerëzve – ata që paguajnë taksat dhe ata që i marrin dhe jetojnë me taksat.

Të diskutosh me një njeri që ka hequr dorë nga përdorimi i arsyes është si t’i japësh ilaçe një të vdekuri.

Ekzistojnë disa periudhat që vënë në provë shpirtin e njeriut.

Sa më i vështirë të jetë konflikti, aq më i lavdishëm është triumfi.

Njeriu i vërtetë buzëqesh kur është në telashe, mbledh forcat nga shqetësimi dhe rritet i guximshëm nga reflektimi.

Nëse duhet të ketë probleme, le të ketë në ditët e mia, që fëmija im të ketë paqe.

Puna e mendjeve të vogla është që të tkurren; por ai që e ka zemrën të fortë dhe ndërgjegjje që e miraton sjelljen e tij, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje.

Qeveria, edhe në gjendjen e saj më të mirë, është veçse një e keqe e domosdoshme; në gjendjen e saj më të keqe, diçka e patolerueshme.

Ata që presin të korrin bekimet e lirisë, ashtu si njerëzit, duhet të pësojnë lodhjen e përkrahjes së saj.

Bota është vendi im, i gjithë njerëzimi janë vëllezërit e mi dhe feja ime është të bësh mirë.

Një grup burrash që nuk mbajnë përgjegjësi para askujt nuk duhet të besohen nga askush.

Ai që nuk guxon të ofendojë nuk mund të jetë i sinqertë.

Asnjë vend i cili drejtohet nga një fuqi absolute nuk mund të quhet i lirë; dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fuqi absolute mbretërore apo një fuqi absolute legjislative, pasi pasojat do të jenë të njëjta për njerëzit.

Është detyrë e çdo njeriu, lidhur me aftësinë e tij, të zbulojë dhe ekspozojë mashtrimin dhe gabimin.

Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë më shpesh, janë brenda.

Burrat dhe gratë mendojnë vetëm për reputacionin tonë; ndërsa Zoti dhe ëngjëjt njohin karakterin tonë.

Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike.

Nëse nuk besoj ashtu siç besoni, vërteton se ju nuk besoni ashtu siç besoj, dhe kjo është gjithçka që e dëshmon.

Një zakon i gjatë për të mos menduar një gjë të gabuar i jep asaj një pamje sipërfaqësore të të qenit i drejtë.

Aty ku dija është detyrë, injoranca është një krim.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re